ShowBizzz

‘Më erdhën në shtëpi dhe i vrava’, John Alite tregon si i hoqi qafe njerëzit e John Gotti-t

John Alite, një nga shqiptarët më të famshëm në botë, ka qenë i ftuar në ‘Glamour Zone’. Alite ka punuar për vite me radhë për familjen mafioze Gambino dhe ka qenë i besuari i mafiozit famëkeq John Gotti.

Pas shkëputjes së marrëdhënieve me Gambinot, Alite u shpreh se jeta e tij ka qenë disa herë në rrezik, madje janë bërë disa atentate kundër tij.

Je bërë armik me një nga familjet më të rrezikshme mafioze, a kanë tentuar ndonjëherë ata të të vrasin?

John Alite: Po, më kanë bërë atentat disa herë. Kanë ardhur njerëz në shtëpinë time të cilët kanë tentuar të më vrasin, por unë arrita t`i vras i pari. Kam vepruar si çdo shqiptar, nëse do t`i shkosh në shtëpi për ta vrarë, duhet të mbroj veten. Ishin ata që erdhën në shtëpinë time.

A nuk ke frikë për jetën e fëmijëve të tu? Ndoshta Gambinot hakmerren atje ku të dhemb më shumë.

John Alite: Unë i kam paralajmëruar ata dhe i kam thënë: ‘Nëse fëmijëve të mi u ndodh diçka e vogël, bëni mirë të fshihni fëmijët tuaj, sepse do vihem pas tyre.’