ShowBizzz

“Ti je më e bukur se Artemisi”, Gleni bën deklaratën e fortë në takimin me Aishën

Gleni dhe Aisha kanë zhvilluar një takim ditën e sotme, ku ai nuk ka nguruar t’i shprehin pëlqimin kësaj të fundit.

Ai ka qenë në një marrëdhënie me Artemisin dhe pas zënkës së fundit çifti duket se janë ‘ftohur’ shumë me njëri-tjetrin.

Madje Gleni në takimin me Aishën është shprehur:

“Nga lidhjet që kam pasur për mua ka rëndësi afrimiteti fizik. Me Artemisi ishte pak problem, nuk ishte shumë tipi im. Unë mendoj se ti je shumë më e bukur se Artemis.”

Nuk e dimë se si do ta presin Artemis këtë deklaratë të Glenit, por për më shumë ndiqni ‘Prime’ ditën e dielë në orën 21:00 nën drejtimin e Luana Vjollcës, ekskluzivisht vetëm në televizionin Klan./Love Island Albania