ShowBizzz

Ish e dashura e një prej djemve futet në vilën e Love Island Albania

Mbrëmja e sotme e Love Island Albania është e mbushur me emocione duke filluar nga ardhja në studio e Salionit dhe Irisit që janë dy të eliminuarit. Iris u eliminua nga djemtë e vilës, të cilët midis saj dhe Sofielës zgjodhën që të largohej përfundimisht nga vila e dashurisë Irisi.

Nga ana tjetër Salioni u eliminua gjatë javës, kur Denisi zgjodhi për të vazhduar rrugëtimin e tij në vilë me Aishën.

Gjatë mbrëmjes pritet që të eliminohen ishullorë të tjerë, po ashtu do të ndodhin edhe rikrijimi i çifteve, në dorë për të zgjedhur këtë herë e kanë vajzat.