ShowBizzz

“Mendova se mund të mos kisha minuta të tjera këtu”, aksidentohet Adrola Dushi!

Pak orë më parë Adrola Dushi ka ndarë me ndjekësit në Instagram përjetimin e një situate tmerruese, siç e quan ajo, teksa i jepte makinës.

Modelja tregoi se për një moment makina e saj nuk po i merrte asnjë komandë dhe për herë të parë në jetën e saj mendoi se mund të mos kishte minuta të tjera këtu.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua dhe situata kaloi pa asnjë dëm, ama e bëri Adrolën të çmojë dhe të kujtojë gjërat e bukura që ka në jetë.

Sot kam kaluar një nga ditët e mia më pak të mira. Për herë të parë në jeten time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu. Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova qe makina ime spo merrte asnjë komandë më nga unë se di, të them u tmerrova është pak. Po falë Zotit jam mirë.

Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura që kemi në jetë. Edhe pse ne këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme.

Jam kaq shumë falenderuese ndaj të madhit Zot! Ai s’më ka lënë kurrë vetëm”– ka shkruar Adrola në InstaStory.