ShowBizzz

Dokumentari për “Odiseun” e Kinemasë, Bekim Fehmiun/ Regjisori: Kosova nuk pranoi financimin, Shqipëria i tha “Ok”

Regjisori i dokumentari për “Odiseun” e Kinemasë, Bekim Fehmiun, Valmir Tertini ka ndarë detaje këtë të hënë në “ABC e Mëngjesit”.

Ai ka zbuluar gjithçka, nga si nisi ideja për këtë dokumentar kaq të rëndësishëm dhe deri te mospranimi nga institucionet e Kosovës për fincancim. Tertini theksoi se në fund i hapën rrugën institucionet në Shqipëri, të cilat bën të mundur realizimin e këtij dokumentari.

Ideja e këtij dokumentari lindi kur unë isha në vendlindje në Gjakovë dhe Fari Musliu skenaristi i dokumentarit publikonte monografi për Bekim Fehmiun. Në fund unë mendova, një aktor me përmasa kaq të mëdha duhet ta ketë një dokumentar, por në fakt nuk e kishte. Kishte vetëm një dok kur ka vizituar Shqipërinë në vitin 1972, ajo ishte si doku-reportazh. Edhe aty e vendosëm, fillimisht nuk ishte punë intensive, thamë do e bëjmë një dokumentar. Por pas një viti, dy vitesh, u takuam shumë shpesh në Prizren, madje shkëmbenim dhe email-e që të nisnim punën.

Me fondet patëm pak problem sepse puna shkoi shumë mirë. Takoheshim, shkëmbenim ide, kë do intervistonim, këta janë gjallë, këta kanë vdekur. Fillimisht, aplikuam në Qendrën Kinematografike të Kosovës, por aty nuk u financuam. Pastaj në Ministrinë e Kulturës, na thanë aplikoni, sepse është një figurë, do bëjmë diçka. Prapë nuk u financuam. Në Shqipëri u financuam nga Qendra e Kinematografisë. Dy herë është refuzuar në Kosovë, si nga Ministria si nga Qendra Kinematografike. Ndërsa, Shqipëria e financoi, pastaj hapi rrugët për bashkitë e vogla”, u shpreh regjisori./abcnews.al