Lajme

Aktorja e famshme përfundon në spital

efundit

Aktorja e famshme italiane, Sophia Loren ka përfunduar në spital. Ajo iu nënshtrua një operacioni për fraktura të ijeve pasi u rrëzua në shtëpinë e saj në Gjenevë.

Aktorja italiane, e cila më 20 shtator mbushi 89 vjeç, pësoi fraktura të shumta dhe u shtrua menjëherë në spital, ku iu nnështrua një operacioni.

Ndërhyrja rezultoi e suksesshme. Angazhimet e ikonës së kinemasë italiane janë anuluar aktualisht, duke nisur me paraqitjen e saj të planifikuar në hapjen e një restoranti që do të mbajë emrin e saj në Bari të Italisë, e planifikuar për në 26 shtator.