Lajme

Sulmet nga serbët, Noizy i gatshëm t’i bashkohet forcave kosovare: Duhet të jemi gati

Situata në Kosovë, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Afrim Bunjaku, ka nxitur një sërë reagimesh. Përveç diplomatëve, ka pasur reagime të forta edhe nga artistë shqiptarë.

Ndër ta është edhe këngëtari, Noizy, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të efektivit të vrarë,  gjithashtu është shprehur i gatshëm në rast se është nevoja që t’i bashkohet forcave kosovare kundër serbëve.

“Zot mos na provo…por nëse duhet jemi gjithmonë të gatshëm. Jam shumë i sigurt”, shkroi Noizy.