Java e Modës në Milano edhe një here ka konfirmuar se stili italian është i pakrahasueshëm.
Brendet luksoze, kanë paraqitur koleksionet e tyre për sezonet e ardhshme në pasarelen e “Milan Fashion Week 2023”, duke mahnitur të pranishmit dhe kritikët e modës.
Për të ndjekur sfilatat kishte personalitete nga e gjithë bota, e ndër ta edhe mjaftë shqiptar të suksesshëm.
Në “Milan Fashion Week” ishte edhe Kaltrina Balaj, e cila e ka dërguar brendinë luksoz “Elisabetta Franchi” në Bruksel e Luksemburg.
Kaltrina, e njohur si një grua me stil, e dhënë pas botës së modës dhe e suksesshme në biznes, ka shkëlqyer në Javën e Modës në Milano.