ShowBizzz

Do të ishte krah Luizit dhe Oltës, Efi tregon pse refuzoi rolin për “Në Kuadër të Dashurisë”

E ftuar gjatë ditës së sotme në një intervistë për “Shqipëria Live”, Efi Dhedhes tregoi për planet e saj të ardhshme përsa i përket anës profesionale.

Ajo u shpreh se nuk arriti t’a gjente veten në asnjë nga ftesat që iu bë për të qëndruar në ekran, pasi do të donte diçka shpirtërore ose diçka që lidhet me komedinë.

Me të thënë këtë, moderatorja Erjona Rusi e ngacmoi nëse ajo do të donte të ishte pjesë e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ndërsa Efi tregoi se propozimi i ka ardhur, ama e ka refuzuar.

Kjo për shkak se i ishte ofruar një pjesë shumë e vogël dhe një rol i parëndësishëm, gjë që asaj nuk i kishte pëlqyer aspak.

E pyetur më tej nëse do t’a kishte pranuar rolin edhe pse do të ishte në krah të Luizit dhe Oltës, Efi u shpreh se do të tregohej shumë profesionale pasi është një punë.