Për shumë çifte që kanë një lidhje afatgjatë, por ende nuk kanë fëmijë, ka një pyetje të pashmangshme që i ndjek kudo: “Kur do bëni fëmijë?”
Miqtë, familja, të afërmit, fqinjët apo persona që i takoni rrallë në jetën tuaj e bëjnë shpesh këtë pyetje pa asnjë droje dhe pa e menduar faktin se jo të gjithë çiftet duan të rrisin fëmijë.
Disa partnerë zgjedhin një mënyrë jetese që i lejon ata të jenë të qetë, pa angazhime, pa detyrime për faturat e shkollës së fëmijëve, veshje, kurse, argëtim e një listë tjetër të gjatë me shumë më pak kosto për të vegjëlit e familjes sepse thjesht ata duan të kenë një jetë pa angazhime, që në rrjete sociale ndryshe quhet DINK (double income, not yet kids), pra të ardhura të dyfishta, pa fëmijë. Çiftet që duan këtë stil jete ndihen të lirë, pa pasur nevojë për planifikime se kur duan të shkojnë palestër, në darkat me miqtë dhe çdo angazhim tjetër që u sjell atyre lumturi.
Termi DINK po fiton popullaritet së fundi në rrjetet sociale, por për herë të parë tek të rinjtë është përdorur që në vitet ’80.
Në vitin 1987, termi DINK nisi të përbuzej nga shumë çifte, ndërsa sot shumë çifte e mbajnë etiketimin me krenari dhe pa turp. Disa e shfaqin edhe në TikTok si çifti që njihet me emrin Jadenandandy (@thatvancouvercouple).
Çifti pohon se ata janë në “epokën e tyre DINK” dhe si një familje pa fëmijë, ata udhëtuan në 10 vende në tre muajt e fundit të vitit 2022, gjë për të cilën nuk janë të sigurt nëse do e bënin dot nëse do të kishin fëmijë.Të qenit një DINK i lejon çiftet të udhëtojnë sa më shpesh të jetë e mundur dhe ata mund të bëjnë gjithçka kudo dhe kurdo që të duan. Një tjetër çift, Rosie Piper (@rosie.piper) dhe i dashuri i saj duan ta trajtojnë veten me larmi vaktesh dhe ushqimesh të shijshme gjatë gjithë javës dhe këtë stil jetese e promovojnë pa frikë në rrjete sociale.
Secili ka arsyet e veta pse mund të mos ketë fëmijë. Pavarësisht nëse arsyeja juaj është financiare apo thjesht personale, dijeni se nuk jeni vetëm në qasjen për të pasur një mënyrë jetese DINK.