ShowBizzz

Fëmijët e Joe Jonas dhe Sophie Turner do të qëndrojnë në ShBA, të paktën tani për tani

Disa ditë pasi aktorja e “Game of Thrones”, Sophie Turner ngriti një padi kundër burrit të saj duke kërkuar që fëmijët e tyre të lejohen të kthehen në Angli me të, çifti kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për vendqëndrimin e dy vajzave të tyre.

Sipas një urdhri të përkohshëm, “është e ndaluar që fëmijët e tyre  të largohen nga juridiksionet e Gjykatave të Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Distriktet Jugore dhe Lindore të Nju Jorkut në pritje të urdhrit të mëtejshëm të kësaj gjykate.”, raporton Enews.

Kjo do të thotë se vajzat e çiftit nuk mund të largohen nga zona e madhe e qytetit të Nju Jorkut, e cila përveç vetë qytetit përfshin edhe Hudson Valley dhe Long Island.

Në lidhje me ndarjen, një burim i brendshëm i tha Page Six të martën se Jonas bëri një përpjekje të fundit për të ‘shpëtuar’ martesën përpara se të vazhdonte me kërkesën për divorc.