ShowBizzz

Vdes aktori i njohur

Ka vdekur aktori David McCallum, i njohur për rolet e tij në serialet televizive amerikane NCIS dhe The Man From UNCLE .

I lindur në Skoci në vitin 1933, McCallum ishte 90 vjeç. Ai vdiq në një spital në Nju Jork, transmeton Indeksonline.

Ai njihet për profesionalizëm duke përfshirë rolet në filmat ” The Great Escape” dhe “Një natë për t’u kujtuar” .

McCallum u rikthye në televizion me një rol kryesor në serialin e vitit 1975 The Invisible Man, i cili u shfaq vetëm për një sezon. Suksesin e fundit e arriti me serialin kriminal NCIS.