Lajme

“Zgjedhjet në PD si mundësi për bashkimin e vërtetë të Demokratëve”

nga Ardit Gjinali

Përcaktimi i periudhës zgjedhore në nivel degësh në Partinë Demokratike të Shqipërisë, përkatësisht në periudhën politike Tetor-Dhjetor 2023, është një stacion kohor politik, i tilli inkurajon një reflektim me arsye të shëndoshë dhe mendje të ftohtë mbi mundësinë e ridimensionimit të angazhimit politik të secilit prej demokratëve në qytete apo degë të ndryshme; -një angazhim i vazhdueshëm në vite që nuk mund të pluhuroset në shpresën e munguar vazhdueshëm, e tilla që kultivohet nga elita famëkeqe drejtuese politike që rreken të keqpërdorin pasionin njerëzor, besimin politik, sinqeritetin mbi secilën kauzë, lodhjen shpirtërore, pezmin dhe trishtimin e demokratëve të zakonshëm, i tilli që buron nga enumeracioni i mundësive politike të ndaluara.

Ngjarjet politike në vijueshmëri, me pikënisje kohore “8 Janarin” famëkeq të vitit të shkuar politik, “6 Marsin 2022” e gëzimit të gënjeshtërt, “23 Marsin 2022” e ftesës politike së Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë BASHA për një reflektim politik në shërbim të ringritjes së të djathtës dhe për të vijuar në “14 Majin 2023” që rrëzoi shumicat e pretenduara në të Djathtën politike duke i lënë vendin një shumice të re,- “shumicës së bojkotuesve”, asfare pranuese ndaj një realiteti politik të imponuar si shkak i agjendave personale në përplasje me aleatët perëndimorë, përkatësisht SHBA dhe Mbretëri e Bashkuar, gjithashtu.

Secila prej ngjarjeve politike të përmendura më lartë, të tillat në koherencë me secilën prej momenteve politikisht – shoqërues ne segmentet e ndryshme përgjatë dy viteve politike të pazakontë, përbëjnë manualin e arsyes së thirrur dhe ftesën e sinqertë për secilin demokrat të shqetësuar thellësisht mbi fatet politike të vendit, i njëjti këmbëngulës në angazhimin e tij individual në funksion të një PD më të mirë, një Shqipërie më të mirë.

Një Parti Demokratike ndryshe në mendësi, organizim dhe program ; efektive në veprim politik dhe dorë-shtrirë ndaj secilit fluks shoqëror është derë-hapur ndaj secilit kontribues në vitet politike të shkuara; – të njëjtët, kontribuesit e viteve të shkuara politike mund të gjejnë në PD shtëpinë e tyre të natyrshme politike me bashkë-udhëtarët e viteve të sakrificës njerëzore dhe politike, gjithashtu

Shqipëria e së sotmes po përjeton ngjyrimin politik të një-trajtshëm në hartën politike të së njëjtës, një demokraci e sëmurë ku rezultatet politike zgjedhore parathuhen , një dramë në kufijtë e tragjikes politike ku shkurajimi i vazhdueshëm i demokratit të zakonshëm po shndërrohet në një zakonshmëri mbytëse shoqërore…..frenim dhe ndalim i ndryshimit përtej të gjithë instrumentave të përdorura nga keq-qeverisja që ka rrëmbyer pushtetin për të kapur shtetin dhe për të përdorur të njëjtin për të ruajtur sërish pushtetin;- një spirale e dhimbshme shtet-pushtet që ngërthen sistemin politik përmes zgjedhjeve të kontrolluara, të njëjtat që kontrollohen lehtësisht përmes garuesve politikë, të tillët të përzgjedhur, kultivuar, sponsorizuar dhe shumë- dëshiruar nga pushteti.

Bastionet politike “po vriten” në kinse Republikën demokratike që jetojmë mekanikisht secilën ditë të zymtë ku ndryshimi pengohet dhe përvidhet përmes dhunës së “unit” dhe “egos” pa shërim të të pandryshueshmëve individë politikë, të tillët që nuk sjellin dot ndryshimin. Nuk mund të ketë një demokraci të shëndetshme, nëse në shoqëritë ku ushtrohet e njëjta, të quajturat “bastionet politike të vetëm njërit kah politik, përkatësisht të djathtë” humbin ditë pas dite politike, emërtimin si të tillë…
.”ky emërtim i humbur” ka fillesën në datë dhe vit politik, përkatësisht më 8 Maj 2011, zgjedhjet vendore të kohës ku e djathta politike pësoi humbjet politike tronditëse në të quajturat bastione politike përkatësisht në të Kavajë, Kurbin, Has apo Divjakë.

Saga vijon pambarimisht njëjtë si koha politike, e tilla dëshmohet mëshirë-munguar ndaj një trupe politike me fytyrë dhe mendësi të njëjtë, e pandryshueshme nominalisht që vetëdijshëm shkurajon të përfshirët politikisht, sërish vetëdijshëm frenon energjinë njerëzore potencialisht të angazhuarve, të njëjtët me vullnet për angazhim me qëllim për të jetësuar ndryshimin.

Koha për tu rikthyer politikisht në PD është tani, një kohë asfare e thjeshtë politike, por fundi i së tillës fillon me rikthimin e të njëjtëve ndër ne në të tillën shtëpi politike të Shpresës dhe përfaqësimit për secilin demokrat, i tilli larg interesave të vogla dhe okulte; – rikthim në alternativën më të mirë dhe të shëndetshme politikisht, e njëjta me pranueshmëri dhe miratim ndërkombëtar; – logoja politike e mbrujtur me përgjegjshmëri për Shtetin dhe Republikën.

Secili demokrat, me vullnet pozitiv njerëzor dhe politik mund të jetësojë të njëjtin në një PD ku “Përfaqësimi dhe Demokracia” qëndrojnë në themelin e një politike ndryshe. Koha është tani! Eja në Pd!
Bashkë sepse ka ende shpresë