ShowBizzz

Ronaldo martohet me modelen 14 vite më të re, FOTOT nga ceremonia madhështore në Ibiza

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo, u martua me të dashurën e tij, Selina Locks, në ishullin e famshëm, Ibiza. Çifti u martuan në një ceremoni mdhështore me 400 të ftuar. Për ish-futbollistin kjo është martesa e tretë.

Ronaldo dhe Selina, 14 vite më e re u fejuan në janar në Karaibe dhe dasma u zhvillua të hënën, më 25 shtator në një fshat të ishullit, afër vendit ku Ronaldo zotëron dhe një rezidencë.  Ata  ishin veshur me të bardha në ditën e tyre speciale, ndërsa rruga drejt altarit ishte e mbushur me petale të bardha.

Fotot e marra nga: © Credits thesun.co.uk


Një mik i ngushtë i futbollistit tha: Ai erdhi për t’u martuar në Ibiza sepse i pëlqen ishulli dhe është i rëndësishëm për të”.

Modelja 33 vjeçe dhe bashkëshorti i saj 47-vjeçar shkruan në Instagram: “ Sot mblodhëm familjet tona për një festë të ngushtë fetare dhe kështu shënuam fillimin e një jave me shumë festime”.

Legjenda e futbollit brazilian ka një djalë, Ronald, 23 vjeç, me gruan e tij të parë Milen, 14-vjeçaren Maria Sofia dhe 12-vjeçaren Maria Alice me gruan e tij të dytë, Maria.