Lajme

Pritja e ëmbël drejt fundit, Xhensila Myrtezaj publikon fotot artistike me barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë në pritje të vogëlushit të tyre, i cili dita ditës po rritet në barkun e mamit.

Ndonëse, përgjatë muajve të parë Xhensila është kujdesur që barku i saj mos dukej, tashmë këngëtarja s’nguron të pozojë me barkun e rrumbullakosur dhe duket më e bukur se asnjëherë me parë.

E teksa pritjes së ëmbël po i afrohet fundi, Xhensila ka bërë një set fotografik, për të pasur gjithmonë kujtimin e shtatëzanisë së dytë.

Ajo ka postuar disa foto ku shihet në superformë më barkun e rrumbullakosur që bie në pah, teksa shkruan “Psalm 127:3-5 🙏”. Kujtojmë që Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë në pritje të një djali.