ShowBizzz

Shakira akuzohet për herë të dytë për krime tatimore

Ylli kolumbian i pop-it Shakira është akuzuar për evazion fiskal për herë të dytë nga qeveria spanjolle.

Prokurorët në Spanjë pretendojnë se këngëtarja mashtroi shtetin me 6.7 milionë euro në 2018. Ata deklarojnë se kjo ka ndodhur kur këngëtarja nuk arriti të deklaronte pasurinë e miliona eurove për turneun e saj botëror El Dorado.

Prokurorët spanjollë sot kanë publikuar detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje. Rrjeti spanjoll RTVE thotë se këngëtarja 46-vjeçare është në dijeni të akuzave të reja, por agjencia e lajmeve Reuters raporton se ekipi ligjor i Shakira-s në Miami, ku ajo tani jeton, ende nuk është njoftuar për to.

Teksa ekipi ligjor është duke u për përgatitur për akuzar për evazion fiskal të viteve 2012-2014, tashmë për Shakirën është hapur dhe çështja e 2018-ës.


NewsBomb