LifeStyle

Kujdes! Konsumimi i tepërt i kripës shkakton këto sëmundje

Jeni të kujdesshëm për konsumin e kripës?

Nuk mjafton vetëm të reduktojmë sasinë e kripës që konsumojmë, është gjithashtu e rëndësishme të ndërgjegjësojmë për këtë çështje edhe ata që na rrethojnë, sepse konsumimi i kripës ka shumë efekte në shëndet.

Në javët e fundit, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) u ka bërë thirrje restoranteve zinxhir dhe prodhuesve të ushqimit që të reduktojnë vullnetarisht përmbajtjen e kripës në produktet e tyre në një përpjekje për të kufizuar marrjen e natriumit.

Qëllimi është të reduktohet marrja ditore e natriumit nga 3,400 miligramë (mg) në 3,000 miligramë.

Me një llogaritje të thjeshtë, kjo korrespondon me 7.5 gram kripë në ditë.

Kështu që mund ta mendoni si një ulje prej 12 për qind në marrjen e natriumit.

Vlen të kujtohet se një lugë çaji kripë gjelle përmban 2300 mg natrium.

Pra, nga mendoni se vjen natriumi në dietën tuaj?

Sa duhet të konsumoni?

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon konsumimin e më pak se 5 gram kripë në ditë për të mbrojtur kundër obezitetit, diabetit dhe disa sëmundjeve, veçanërisht hipertensionit dhe sëmundjeve të zemrës.

E di që kur mendoni për kripën, shumica prej jush zakonisht mendojnë për natriumin; sepse 40 për qind e kripës përbëhet nga natriumi, por është e rëndësishme të theksohet se kripa dhe natriumi nuk nënkuptojnë të njëjtën gjë.

Ndërsa rritni marrjen e natriumit, rritet edhe presioni i gjakut në vena. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje sasisë së natriumit që konsumoni gjatë ditës.

Një studim thotë se reduktimi i marrjes së kripës nga 10 gram në 5 gram mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru me 23 për qind dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 17 për qind.