Lajme

Shkuan për pushime, dy vajza gjenden të vrara me plumb në kokë në dhomën e hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku dy vajza të reja u vranë pak orë pasi shkuan në një hotel për pushime.

Ewellyn Hansen, 30 vjeçe dhe Jessica Cassandra Pereira da Silva, 19 vjeç, sapo kishin shkuar në hotelin e tyre në Alagoas mëngjesin e 16 Shtatorit kur u qëlluan me armë në kokë.

Sipas raportimit të medieve të huaja, ato ishin qëlluar me plumb në kokë nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa autoritetet dyshojnë për kurth të paramenduar.

Hetuesit gjetën brenda dhomës së hotelit disa kanaçe birre, marijuanë dhe gjurmë gjaku.

“Ajo çfarë dimë është që hynë në mëngjes në dhomë dhe njëra prej tyre njihte një prej të dyshuarve”, tha Talita Aquino, nga departamenti i Vrasjeve dhe Mbrojtjes së Individëve.