Lajme

Navalny humbet apelin kundër dënimit me 19 vjet burg

Udhëheqësi më i shquar i opozitës ruse ka humbur betejën me Gjykatën e Apelit ndaj dënimit me 19 vite burg, që iu shtua dënimit ekzistues muajin e kaluar.

Gjykata vendosi “të mbështesë vendimin” nga Gjykata e Qytetit të Moskës kundër Alexey Navalny pas një seance dëgjimore të zhvilluar këtë të martë.

Seanca Pishte e mbyllur për media përveç leximit të aktgjykimit, pavarësisht kërkesave të avokatëve të tij. Navalny, 47 vjeç, është deri tani figura më e njohur në opozitën e ndarë të Rusisë, me mbështetësit që e konsiderojnë atë si një figurë të stilit të Nelson Mandelës, i cili një ditë do të lirohet nga burgu për të udhëhequr vendin.

Lëvizja e tij politike është konsideruar e paligjshme dhe figurat kryesore të saj janë burgosur ose kanë ikur jashtë vendit. Navalny u dënua për gjashtë akuza në lidhje me ” veprimtarinë ekstremiste “, të cilat ai i mohoi të gjitha.

Kremlini është përpjekur ta portretizojë Navalny-n si politikisht të parëndësishëm, dhe Putin nuk e thotë kurrë emrin e tij. Ndërsa zyrtarët rusë e portretizojnë atë si një ekstremist.