Lajme

Kurti: Vuçiç i obsesionuar me Adem Jasharin

Kryeministri kosovar Albin Kurti ka thumbuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke i thënë se është i obsesionuar me heroin legjendar të UÇK, Adem Jashari.

Përmes një postim në Facebook, Kurti shprehet se Kosova është shtet demokratik dhe properëndimor, duke shpjeguar sipas tij se “kush integrohet jeton më mirë”. Kreu i qeverisë kosovare thotë se serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga terroristët serbë.

Më tej, ai ka shtuar se Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK, Adem Jashari, duke thënë se ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.