ShowBizzz

Hailey Bieber ndjek trendin ‘no pants’: Dalja pa pantallona në Paris e vuri në qendër të vëmendjes

Hailey Bieber ka hequr dorë nga pantallonat gjatë takimit me miqtë në Paris, duke iu bashkuar kështu trendit ‘no pants’ që pushtoi botën e modës vitin e kaluar.

Themeluesja e markës Rhode Skin ishte e gjitha e buzëqeshur teksa doli nga një restorant duke treguar këmbët e saj të gjata me geta të zeza.

Manekinia për këtë dalje zgjodhi veshje dyngjyrëshe – pjesën e sipërme bezhë dhe të poshtme të zezë, ndërsa pantallonat i kishte ‘lënë’ në shtëpi.

Dukjen sfiduese e kompletoi me këpucë të zeza, me një rrip me detaje të arta rreth belit dhe një pallto lëkure të gjatë.

TS Poll - Loading poll ...

Ndonëse doli në mbrëmje, ajo mbante syze dielli, ndërsa në duar i binte në sy manikyri me ngjyrë kafe.

Ndryshe, modelja në Paris po përgatitet për lansimin e produktit më të fundit të markës së saj të njohur të bukurisë: Peptide Lip Tint.

Trendi ‘no pants’ e pushtoi botën e modës në fund të vitit të kaluar dhe fotoreporterët kanë marrë vazhdimisht imazhe të femrave të njohura duke ndjekur këtë trend.