Lajme

VIDEO/ Serbia nderon në Mitrovicën e Veriut, terroristët e vrarë në Kosovë, kreu i Listës serbe puth fotografinë

Serbia ka nderuar në Mitrovicën e Veriut, tre terroristët e vrarë në Banjskë të Kosovës.

Medie kosovare Nacionale ka publikuar pamjet, ku qytetarë serb nderuan autorët e sulmit kunder Policisë së Kosovës, ku mbeti i vdekur efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Në video, duket mes të pranishme edhe krerët e Listës Serb, Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Rakiç ka gjetur momentin për të puthur fotografinë e një prej terroristëve serbë të vrarë të dielen në Kosovë.