Lajme

Atentati në Durrës, 38-vjeçari që u ekzekutua nipi i “Arapit të Sukthit”

efundit

Fatjon Dervishi, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash pas mesnate në Sukth të Durrësit, është nipi i Rexhep Arapit, i njohur si “Kep Arapi” apo “Arapi i Sukthit”.

Rexhep Arapi është një person shumë i njohur për drejtësinë penale, pasi ka qenë i dënuar për disa vepra kriminale.

Arapi është arrestuar në mars të ktij viti, pasi ishte i shpallur në këkrim nga Italia për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm”. Po ashtu më herët ka qenë i dënuar për trafikim lëndësh narkotike, armëmbajtje pa leje dhe i skeduar për vrasje.

Si ndodhi atentati ndaj Fatjon Dervishit

38 vjeçari, Fatjon Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash teksa po kthehej në banesë, pasi kishte konsumuar një kafe me mikun e tij.

Makina që drejtohej nga Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash nga një armë automatiku. 38-vjeçari mori dy plumba në organet jetësore dhe për pasojë ndërroi jetë në spital, ndërsa shoku që ishte në makinë me të, fatmirësisht nuk është plagosur.

Ai ka treguar para uniformave të policisë se po ktheheshin në shtëpi, kur u qëlluan me breshëri plumbash. Në lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje 10 persona, familjarë dhe të afërm të viktimës, teksa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 Informacion paraprak

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar  është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.