Lajme

Ekzekutimi në mes të Rrëshenit, merren në pyetje hasmit e Martin Bardhit

Dhjetë persona janë shoqëruar nga Policia për vrasjen e Martin Bardhit, dje, në mes të qytetit të Rrëshenit. Ata janë persona me të cilët Bardhi dhe familjarët e tij kanë pasur konflikte dhe disa anëtarë të fisit Reçi, me të cilët Martin Bardhi dhe djali i tij patën një përplasje me armë.

60 vjeçari ishte në lokalin e tij, në tavolinë me shtetasit Ilir Bardhoku, Olti Gjini dhe Indrit Bardhi, të cilët mbetën të plagosur dhe ndodhen spital.

Autorët dyshohet se kanë qenë të paktën dy dhe kanë hapur zjarr drejt Martin Bardhit, pa marrë parasysh personat e tjerë që ndodheshin aty. 60 vjeçari u vra në mes të qytetit të Rrëshenit, pak metra larg Komisariatit të Policisë.

Martin Bardhi
Martin Bardhi

Pak minuta pas ngjarjes, në fshatin Gëziq të Mirditës është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.

Martin Bardhi kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar në mars të 2023, për tentativë vrasjeje. Gjithçka ka nisur pas një konflikti që ka pasur djali i Martin Bardhit, Enrik Bardhit me Saimir Reçin, nipi i Kastriot Reçit.

Dy të rinjtë janë konfliktuar fizikisht dhe më pas debati ka degraduar. Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën e zjarrit për të vrarë Saimir Reçin. Sipas grupit hetimor, me të ka qenë dhe babai 60 vjeçar dhe të dy kanë qëlluar me breshëri plumbash Saimir Reçin, i cili lëvizte me makinë të blinduar.

I riu shpëtoi falë mjetit që përdorte, ndërsa Martin Bardhi u arrestua dhe djali i tij u shpall në kërkim. Disa kohë më pas, Prokuroria zbuti masën e sigurisë ndaj 60 vjeçarit duke e lënë me “detyrim paraqitje”.

Lokali ku u vra Martin Bardhi ne Rreshen
Lokali ku u vra Martin Bardhi ne Rreshen