Lajme

Konsumoi kokainë nga gjo*si i një gruaje para fluturimit, e pëson keq puna piloti britanik

Një pilot i linjës së kompanisë ajrore, “British Airëays” konsumoi kokainë nga gjoksi i një gruaje topless, teksa ishte duke festuar në një klub në Afrikën e Jugut, disa orë para fluturimit të tij të planifikuar për në Londër.

Sipas “The Sun”, Mike Beaton kishte një ditë pushimi në Johannesburg përpara fluturimit të planifikuar në Londër katër javë më parë. Po sipas të njëjtave raportimeve piloti ai e kaloi natën në shoqërinë e disa grave duke pirë alkool e konsumuar drogë.

Beaton u pezullua nga puna dhe u kthye në shtëpi të nesërmen. Në aeroport ai iu nënshtrua një testi droge, ku rezultoi pozitiv dhe më pas u pushua nga puna. Kompania e cilësoi incidentin si një tronditje për ta.