ShowBizzz

Si është jeta seksuale pas lindjes së Nolan Sol? Dojna Mema jep përgjigjen epike

Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata para një viti u bënë për herë të parë prindër të një djali, të cilin vendosën t’a quanin Nolan Sol.

Ashtu si në çdo familje, edhe në familjen e moderatores ardhja në jetë e fëmijës e ndryshoi totalisht jetën dhe rutinën e tyre.

E sakaq, kanë ndryshuar edhe raportet intime.

Në një pyetësor të organizuar së fundmi me ndjekësit, Dojna u pyet nëse ndryshon seksi pas lindjes, ndërsa ajo u përgjigj: “Cili seks?”, shoqëruar me një emoji të qeshurash.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, me rastin e 1 vjetorit të Nolan Sol, moderatorja bëri një urim publik.

Tek ka kujtuar momentin kur e ka marrë për herë të parë në krahë birin e saj, ajo shkroi:

1 vit me burrin e vetëm që mund të më bëjë ç’të dojë, e prape nga mbrapa do më ketë. Ditëlindja e parë e Nolan Sol”.



lokimagazine