Zakonisht të kesh pak miq nuk është sinonim i inteligjencës, përkundrazi: mungesa e një numri të mirë miqsh të fut në grupin e “humbësit”, atyre njerëzve që nuk u pëlqen të lidhen me të tjerët. Por cila është e vërteta në gjithë këtë? A është vërtet e çuditshme të kesh pak miq? Disa argumentojnë se është sinonim i inteligjencës.
Ky është një pohim revolucionar me të cilin shumë njerëz u identifikuan, ndërsa të tjerë hapën sytë nga habia. Një studim zbuloi se njerëzit inteligjentë kanë shumë më pak miq, ndoshta sepse ata veprojnë ndryshe nga sa jemi mësuar.
Psikologët Satoshi Kanazawa dhe Norman Lee arritën në përfundimin se njerëzit që jetojnë në vende me dendësi të lartë të popullsisë janë më pak të lumtur.
Ky pohim u përshëndet nga shumë njerëz, një mit për të cilin kishin dëgjuar, por që ende nuk kishin pasur ndonjë konfirmim shkencor. Derisa statistikat vërtetuan se kjo legjendë është e vërtetë.
Njerëz dhe miq të zgjuar
Ndoshta me njerëz të zgjuar kuptoni ata që merrnin gjithmonë nota të mira në shkollë dhe kishin gjithmonë një libër në dorë. Ata që preferonin të kalonin kohë në bibliotekë për të vazhduar me detyrat e shtëpisë së caktuar nga profesorët. Shoqërimi nuk ishte një aktivitet që ata kishin nevojë, përkundrazi shfaqeshin të lumtur në vetminë e tyre.
Studimi i lartpërmendur, i kryer nga London School of Economics dhe Universiteti i Menaxhimit të Singaporit, zbuloi se njerëzit me një IQ më të lartë nuk kishin nevojë të madhe për të bashkëvepruar me të tjerët, për t’u ndjerë mirë.
Personat me IQ të ulët, nga ana tjetër, shfaqnin prirje drejt socializimit, dëshirë për të kaluar më shumë kohë duke takuar njerëz. Kjo vërtetoi se njerëzit inteligjentë shkojnë kundër turmës. Ata nuk bëjnë atë që konsiderohet “normale”; ata janë të lumtur pa një jetë shoqërore veçanërisht active.