ShowBizzz

Laert Haxhiu i vuri tritol butikut të Noizyt, reagon Cllevio: Shokët i kam psikopata

Reperi Kleviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit si Cllevio Serbiano, ka reaguar për herë të parë për zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale dhe ku si i dyshuar kryesor është shoku i tij i ngushtë, shtetasi Laert Haxhiu.

Një ndër ngjarjet për të cilat Haxhiu dhe grupi i tij akuzohen nga drejtësia shqiptare, është dhe ajo e shkatërrimit me tritol të butik të reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar këtë të enjte kur ka bërë bilancin e arrestimeve dhe ngjarjeve të zbardhura, se butik i reperit është shkatërruar me tritol nga grupi i Haxhiut. Biznesi ishte në pronësi të babait të Noizyt, shtetasit Bashkim Rajku.

Reperi Cllevio Serbiano ka reaguar për herë të parë mbrëmjen e sotme, duke shkruan në llogarinë e tij në Instagram se ai nuk është ankuar ndonjëherë te shokët, por se ata janë “psikopata” dhe kanë kryer vetë gjithçka.

TS Poll - Loading poll ...
Reagimi i Kleviol Ahmetaj ne Instagram
Reagimi i Kleviol Ahmetaj ne Instagram

Muaj më parë kur nisi konfliktin me Noizyn, reperi Cllevio Serbiano u shpreh në rrjetin “Tik Tok” se ai ishte shok fëmijërie me Laert Haxhiun dhe nëse ankohej te ai, i kërkuar i drejtësisë shqiptare do të merrte hak. Dyshohet se tritoli në butikun e Noizyt ka ardhur pikërisht pas rrahjes së Cllevios në Durrës.


NewsBomb