LifeStyle

A e dini se përmes gjumit mund të përmirësoni shëndetin tuaj? Ja cilat pozicione ndikojnë tek ju

Gjumi është i paevitueshëm. Trupi ka nevojë për të që të rigjallërohet dhe rimëkëmbet. Mesatarisht, një person fle 7 deri në 9 orë që përkthehet në 25 vite gjumë. Megjithatë, pavarësisht kohëzgjatjes së gjumit, pozicioni i trupit gjatë kësaj kohe është shumë i rëndësishëm e ndoshta mund të ketë rol përcaktues për shëndetin.

Problemet me tretjen

Për të ndihmuar tretjen flini në të majtë që të lejoni gravitetin të përmirësojë tretjen.

Dhimbjet e shpinës

Nëse vuani nga dhimbjet e shpinës, atëherë flini në shpinë me një jastëk të vendosur nën gjunj dhe një peshqir të palosur dhe të pozicionuar nën qafë.

Dhimbja e qafës

Nëse dëshironi të mbroni qafën gjatë gjumit vendosni një peshqir të vogël të rrumbullakosur nën qafë

Tensioni i lartë i gjakut

Studiuesit e shumtë kanë zbuluar që pozicioni i gjumit mund të ndikojë në tensionin e gjakut. Sipas tyre ulja e tensionit kërkon një pozicion përmbys me fytyrën mbi dyshek. Pozicioni ideal kundë urthit, është fjetja në të majtë.

Sinoziti

Ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit shpjegojnë se ju duhet të flini me kokën e ngritur lehtas që të parandaloni akumulimin e sekrecioneve.

Dhimbjet e shpatullës

Flini në anën ku nuk keni dhimbje me këmbët e përthyera ose me një jastëk në mes tyre dhe një tjetër mbështetur në kraharor.

Dhimbjet menstruale

Vendosni një jastëk mes këmbëve për të shmangur dhimbjen e shpinës.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës në disa raste janë rezultat i përdredhjes së qafës gjatë gjumit. Përzgjedhja e pozicionit të duhur të gjumit mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tuaj. Përpiquni të flini në pozicionin që ju jep më shumë qetësi dhe do të zgjoheni të freskët dhe plot gjallëri të nesërmen në mëngjes.