ShowBizzz

Zbulohet fytyra e “Aldo Morning Show”  (VIDEO)

Të gjithë e njohin si zëri misterioz i cili prej gati dy dekadash është bërë mëngjesi i shqiptarëve me emisionin  “Aldo Morning Show”.

Ndonëse është prezent prej shumë vitesh në ekran, Aldo Lipe, ka preferuar që të fshehë fytyrën e tij. Por, së fundmi është “ thyerë akulli” dhe ka qenë një nga pjesëtarët e stafit i cili ka filmuar Aldon, jo vetëm zërin e tij, por dhe fytyrën duke shuar kështu kureshtjen e mijëra shqiptarëve se si duket moderatori i cili i zgjon me zërin e tij çdo mëngjes.

Aldo Lipe, moderatori i " Aldo Morning Show"
Aldo Lipe, moderatori i ” Aldo Morning Show”

Gjithashtu, edhe këngëtarja Orgesa Zaimi, e cila ka qenë e ftuara e ditës së sotme në  “ Aldo Morning Show” ka publikuar momentin kur iu bashkua studios lëvizëse së moderatorit, risi kjo e këtij sezoni, si dhe nuk ka nguruar të shprehë emocionet dhe kënaqësinë nga kjo intervistë.

“#AldoMorningShow super program dhe risi ne Shqiperi, une u kenaqa aq shume sa çanten e mora ne shpine”, shkruan Orgesa.

@orgesazaimioz #AldoMorningShow super program dhe risi ne Shqiperi, une u kenaqa aq shume sa çanten e mora ne shpine🤣🤣 #RtvKlan #Viral #TvShow #Aldo #RadioPeople #RadioVan ♬ original sound – Orgesa Zaimi