Nëse ndiheni sikur ditët po ju rrëshqasin, nuk jeni vetëm. Ndërsa ditët fillojnë të bëhen më të shkurtra është e lehtë të zhvendosesh në një mendësi të pamjaftueshme. Për fat të mirë, psikiatrja Ellen Vora, thotë se ekziston një mënyrë e thjeshtë për të gjetur kohën.
Si mund ta rikuperoni kohën?
Është shumë e thjeshtë, mjafton të bëni një shëtitje. Edhe nëse është vetëm për pesë minuta, Vora thotë se shkëputja nga përgjegjësitë tuaja dhe dalja për një shëtitje mund të jetë efektive. “Kjo i dërgon një sinjal bollëku trurit tuaj, në vend se një sinjali të mungesës”, shpjegon ajo. “Fillon t’ju bëjë të ndiheni sikur keni shumë kohë dhe gjithçka fillon të funksionojë pak më mirë”.
Përfitimet e kësaj strategjie
Së bashku me dukjen sikur i shtoni më shumë kohë ditës, shëtitjet e shpejta janë provuar se shtojnë më shumë vite në jetën e një personi. Një studim i botuar në revistën Maturitas thotë se ecja katër herë në javë, për të paktën 15 minuta mund të rrisë jetëgjatësinë tek njerëzit e moshuar.
Studime të tjera kanë treguar se shëtitjet e shkurtra gjatë gjithë ditës mund të ulin rrezikun e sëmundjes Alzheimer dhe çmendurisë. Dhe sigurisht, lëvizja në përgjithësi është kritike për shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mendor.