Disa ditë më parë lajmi se Neymar e ka tradhtuar sërish Bruna Biancardi pushtoi mediat botërore.
Braziliani u pa duke u argëtuar sikur të ishte beqar në një klub nate në Barcelonë.
Së fundmi gazetari spanjoll Jordi Martin ka zbuluar identitetin e vajzës që ishte me Neymar!
Thuhet se vajza në fjalë është ish-kolege e Clara Chia, partnerja aktuale e mikut të tij Gerard Pique.
Ajo quhet Carola Gil dhe përveçse ish-bashkëpunëtore e Chia, ajo është shoqja më e mirë e këngëtares Tini Stoessel. Sipas tij, Gil dhe Chia do të ishin takuar kur punonin si kamariere në një klub nate.