Lajme

Kurti: Vuçiç e Radojçiqi si Millosheviçi e Arkani! Dëshirojnë të kthejnë rajonin si në vitet ‘90

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sulmi i së dielës në veri të Kosovës s’ka qenë rezistencë civile apo vepër e bandave, por një sulm i formacioneve të armatosura paraushtrake të pajisura e të përgatitura nga Beogradi. Sipas tij një sulm i tillë u krye me urdhër të Serbisë. Këto deklarata Kurti i bëri gjatë një intervistë për Al Jazeera.

I pyetur nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulmet e reja, kryeministri u përgjigj se ka shumë informacione dhe se këto “grupe të armatosura”, furnizohen me armë e municon luftarak nga Forcat e Armatosura të Serbisë, të cilat janë duke kryer vazhdimisht stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe se “po përgatiten për luftë”.

“Nuk përjashtohet ri-agresioni”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia donte që të dielën të fillonte lufta.  Ai akuzoi Beogradin dhe grupet e armatosura se duan të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në Sarajevë.

Mes të tjerash Kurti deklaroi se presidenti Vuçiç dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-të, duke shtuar dhe se “grupet paramilitare” në veri janë të lidhura edhe me grupe nga Rusia, si Ëagner, duke i quajtur Vuçiqin dhe Radoiçiqin “Putin dhe Prigozin”.