ShowBizzz

Klara dhe Albi Ballata- krenarë që sonte do performojnë në Festivalin e Bailamos 2023

Klara (26) dhe Albi (24) Ballata janë motër e vëlla dhe vijnë nga rrethi i Hamburgut.

Ata kanë rrënjët shqiptare të Kosovës (babai nga Gjakova dhe nëna nga Drenica) dhe filluan të kërcejnë (vallet latine) në vitin 2008. Ndërsa Albi vazhdoi të kërcente me një partnere tjetër (latin dhe standard), Klara duhej të bënte një pushim për disa vite për shkak të një lëndimi, por filluan të kërcejnë sërish në vitin 2015. Më pas të dy u fokusuan në kërcimet standarde.

Keta përfunduan të tretët në kampionatin e Gjermanisë së Veriut në 2022 dhe arritën në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Javën e kaluar ata u bënë kampionë të Republikes Schlesëig-Holstein.

Klara ka përfunduar studimet në vitin 2019 dhe është Juriste-Kryeinspektore e gjykatës. Nder të tjera ajo merret me çështje penale dhe të verifikimit. Ajo ka marrë zyrtarisht certifikatën për shërbimin civil në vitin 2022. Krahas kërcimit, Klara është shumë e interesuar edhe për temat e sportit dhe të ushqyerit dhe gjithashtu shërben si oficere shëndetësore në gjykatën e saj.

Albi ka mbaruar studimet ne vitin 2021 dhe është një instruktor praktik në një pavijon psikiatrik në Hamburg dhe Docent në një shkollë shëndetësore në Hamburg. Ai gjithashtu e pëlqen palestrën dhe rregullisht edukon veten në lidhje me temat e shëndetit dhe sëmundjes. Megjithatë, ai e kalon pjesën më të madhe të kohës së tij të lirë duke kërcyer dhe i pëlqen të krijojë koreografi të reja.

Sonte, më 30 shtator 2023, të dy do të performojnë në Festivalin Bailamos dhe janë krenarë që përfaqësojnë Kosovën.


Se, performanca tyre është e veçantë kudo që prezantohen , keni rastin sonte të përcillni transmetimin ne Klan Plus dhe Klan Macedonia nẽ ora 21 / Kosovarja