Lajme

“Liria do të mbizotërojë”, Osmani: Vuçiç po përpiqet të shkatërrojë gjithçka kemi arritur me SHBA-në dhe BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përpiqet të shkatërrojë gjithçka që është arritur së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, për paqen dhe lirinë.

Osmani shkruan përmes një postimi në Twitter se do të punojnë me aleatët dhe nuk do të  lejojë që këto arritje të zhbëhen.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviqi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën,  togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në, paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme.

Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar presidentja Osmani.