Lajme

“Të lutem, ktheu!” Fero i kërkon falje publike Arbenitës

Edhe pse në fazë divorci, reperi i njohur Fero duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga bashkëshortja.

Më anë të një mesazhi publik, ai i ka kërkuar falje Arbenitës, madje mes rreshtash i lutet për një rikthim. Ai thekson se fakti që i ka hyrë fesë myslimane dhe ka ndryshuar, i detyrohet vetëm asaj.

Me beso qe sa here mendoj kush kam qene dhe cfare kam bere kundrejt teje, shqetesohem, merzitem teper.

Pertej te gjithave dua te te falenderoj thellesisht nga zemra qe u bere shkak per ndryshimin tim, kete ndryshim rrenjesor qe i dha kuptim dhe ngjyra jetes sime. Jam shume i vertete kur them qe ti je shkaku dhe arsyeja e ketij ndryshimi.

Pas gjithe atyre vuajtjeve shpirterore te maskuara me lumturi te rrejshme, pas atij depresioni te kamufluar buzeqeshje, une gjeta paqen shpirterore ne praktikimin e fese. Prehjen shpirterore per te cilen luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im,” shkruan Fero.

Teksa ka publikuar një foto, ku shfaqet me Arbenitën, reperi thotë se i mungon thellësisht dhe shpreh keqardhje për gabimet që ka bërë në të shkuarën.

Te kerkoj falje me gjithe zemer. Te kam treguar shume here qe jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje per te kaluaren time por ti ende nuk beson. Per shkak te keqardhjes qe me shoqeron lidhur me te kaluaren time, dua ta bej publike kete kerkimfalje.

Ti ke bere shume, me ke dhene shum mundesi pas gjithe atyre gabimeve qe kam bere ne kohen kur nuk kam qene vetvetja, tani te kerkoj mundesine e fundit. Me kete mesazh nuk dua te them “rikthehu”, por lutem qe ti te rikthehesh,” shkuan Fero.

View this post on Instagram

A post shared by Feronit Shabani (@ferofera)