ShowBizzz

“100 mijë euro dita”- Iu publikua video intime, reagon publikisht Luana Vjollca

Një deklaratë e papritur e bërë së fundmi nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë rrjetin të ziejë.

Ai ka treguar se teksa një personi në kërkim po i bëhej kontrolli i telefonit, në të janë gjetur dy video intime të dy vajzave të njohura të showbizit shqiptar, por pa i treguar emrat.

Për njërën prej personazheve më të bukura në Shqipëri paguhen deri 100 mijë euro në ditë për të kaluar 1 javë, ose 3-4 ditë diku në një vend tjetër, jo në Shqipëri, në një vend ekzotik. Më së shumti në Dubai.

Dy personazhe të showbizzit, madje njëra është shumë e dashur për teleshikuesit ka dalë aty. Është filmuar nga celulari i këtij personazhi. Emrin s’mund ta them, ne presim hetime nga ky celular dhe na dalin këto video.”– u shpreh Karamuço ndër të tjera.

Sakaq, pas kësaj deklarate ditën e sotme ka nisur të qarkullojë një video e një vajze nudo për të cilën u tha se ishte Luana Vjollca për shkak të ngjashmerisë së madhe me moderatoren.

Duket se kjo video i ka shkuar edhe vetë Luanës, ndaj ajo ka bërë një postim sqarues për të treguar se nuk është vajza në fjalë.

Me anë të një fotoje Luana tregoi se nuk ka tatuazhe si vajza, tek shkroi:

Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot, ka vendos të zgjedhi rrugë tjetër në këtë jetë për tja dalë, rrugën e punës”.



lokimagazine