10 vite më parë Ami dhe Ermali u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Joelit. Prandaj sot ka qenë një ditë e rëndësishme në familjen e tyre. Ditëlindja e Joelit i gjeti në Zvicër, aty ku po zhvillohen xhirimet e “Dy gisht mjaltë 2”. Por edhe pse me xhirimet, për Joelin nuk mungoi një surprizë shumë e bukur dhe një dhuratë që e gëzoi pamasë.
Ermali ka publikuar një video nga momenti kur të gjithë janë mbledhur për të surprizuar Joelin, mes tyre edhe ylli i filmit “Dy gisht mjaltë”, Elvana Gjata. Teksa të gjithë këndojnë “Happy Birthday”, Ami vjen papritur me një tortë në duar.
Më pas Joeli hap dhuratën dhe hidhet nga gëzimi kur sheh një playstation 5.