Lajme

Flet babai i pronarit të biznesit ku ndodhi ngjarja tragjike në Greqi

Një shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike një natë më në Patra, Greqi.  Sipas raportimit të medieve greke, 50 vjeçarja e quajtur Ana humbi jetën teksa po pastronte makinerinë e mishit në dyqanin ku punonte, pasi i ngecën flokët tek makineria dhe kjo e fundit e tërhoqi trupin e saj brenda.

Trupi i Anës është dërguar në Patra për të kryer autopsinë, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe babai i pronarit i dyqanit, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes tragjike.

Sipas tij, makina ka një çelës sigurie dhe funksionon vetëm dy herë në javë.

“Ka një çelës sigurie, ka një të përgjithshëm. Ne gjithmonë sigurohemi që çelësi i sigurisë të jetë i ulur për të gjithë makinat. Siguria ishte ulur, por vajza e ka kthyer atë nga ana tjetër. Mesa duket ka shtypur butonin dhe ndodhi ajo që ndodhi.”, tha babai i pronarit për mediat greke.