Marrëdhënia mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk është aq e qëndrueshme sa mund të mendojnë fansat e tyre.
Kështu të paktën sipas medias Marca e cila shkruan se këngëtares së njohur nuk i kanë pëlqyer fotot e fundit të partnerit të saj me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.
Dyshja u fotografuan duke u përqafuar teksa ndodheshin në makinë së bashku me fëmijët e tyre.
Fotot e kapura nga paparacët nxitën thashethemet për probleme në marrëdhënien mes Lopez dhe Affleck.
Këngëtarja nuk i ka pritur aspak mirë këto foto, por aktori mësohet t’i ketë thënë se veprimet e tij nuk ishin aspak tendencioze.
Ndërsa kanë kaluar disa muaj që kur romanca u rindez pas gati 2 dekadash, ky episod shërben si një kujtesë se e kaluara e aktorit me Garner mund të ndikojë ende në marrëdhënien e tyre.