LifeStyle

Kafeja me qumësht e dëmshme

Të gjithë e konsumojmë të paktën një filxhan kafe në ditë, sidomos herët në mëngjes.

Kafeja është pija më e konsumuar si jashtë vendit ashtu edhe në Shqipëri. Pjesa më e madhe e individëve e shoqërojnë me qumësht pasi mendojnë se i jep një aromë më të lehtë dhe më të shijshme kafes që konsumojnë.

Por sa e dëmshme është kjo pije kur shoqërohet me qumësht? Sipas disa studimeve kombinimi i kafes me qumësht sjell disa pasoja negative në shëndetin e njeriut.

1- Kombinimi i kafeinës dhe kazeinës (proteina e qumështit) krijon mpiksjen e stomakut që është shumë e vështirë për t’u tretur. Kështu, jo vetëm që kafeja me qumësht bëhet më pak e lehtë, por gjithashtu mund të shkaktojë intolerancë.

2- Qumështi në kafe shkakton sekretim të kalciumit përmes urinës duke rritur sekretimin e kalciumit në zorrët.

3- Kafe e thjeshtë nuk përmban kalori dhe yndyra. Kur kombinohet me qumësht, atëherë numri i kalorive të panevojshme dhe yndyra që hamë është rritur, sidomos kur pimë shumë kafene çdo ditë.