ShowBizzz

‘Bombshell’ i ri në vilë, mesazhi që ka për djemtë dhe vajzat!

Disa orë pas rikrijimit të çifteve, një ‘bombshell’ i ri futet në Love Island Albania. Ai quhet Emiliano me origjinë nga Shkodra dhe jeton në Parga të Italisë.

Në videon prezantuese Emiliano është shprehur:

“Punojë në një fabrikë, kam gjashtë vjet single dhe në Love Island Albania do të gjej dashurinë e jetës. Partnerja ime ideale duhet të jetë brune, kaçurrela e thjeshtë dhe simpatike. Nëse do më pyesnit a është në vilën e dashurisë, do të thoja që po.”

Emiliano ka dy mesazhe për ishullorët, një që iu drejtohet vajzave:“Njëra prej jush ka për të dalë e lumtur me mua.”

Ndërkohë që për djemtë shprehet:”Më vjen keq që një prej jush ka për të dalë ‘single’ nga vila”.