ShowBizzz

Iku nga Top Channel me sherr? Flet Dojna Mema: “Nuk ndodhi ashtu si doja…”

Pas plot 1 dekade si moderatore e programeve argëtuese dhe të lidhura me showbiz, tashmë Dojna Mema është bashkprezantuese e programit satiriko-investigativ “Piranjat”, krah aktorit Florian Binaj.

Gjatë një interviste për “Prive”, Dojna tregoi se e ka marrë këtë vendim për shkak se dëshironte një program që me të vërtetë t’u hynte në punë njerëzve dhe t’i ndihmonte.

Por si ishte ndarja e saj nga programi në të cilin ka punuar për 10 vjet, Top Channel?

Dojna tregoi se ndihet mirënjohëse për kompaninë që i besoi në kohën kur ajo ishte studente, mirëpo si çdo cikël në jetë, edhe këtij cikli i kishte ardhur koha të mbyllej.

Ama, moderatorja shtoi se ndarja me TCH nuk ndodhi me një shtrëngim duarsh, ashtu siç ajo do të donte.



lokimagazine