Lajme

Sveçla prezanton pamjet nga dronët e sekuestruar: Serbia tentoi aneksimin e veriut, sulmuesit u trajnuan në bazat serbe

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë dalë sëbashku në një konferencë për mediet.  Ata  kanë treguar disa pamje të cilat sipas tyre dëshmojnë se shteti Serb kishte dorë në sulmin terrorist në Manastir ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.

Sveçla tha se në videot dhe fotografitë e prezantuara, shihen përgatitjet e grupit terrorist duke u përgatitur për sulmin në Banjskë, nga qendrat zyrtare të trajnimit në Serbi. Sipas tij, në këtë tentim të aneksimit të veriut të Kosovës janë angazhuar drejtpërdrejti presidenti Aleksandar Vuçiç, ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeçeviç shefi i komandës ushtarake Milan Miloseviç.

Ai demostron se përgatitjet dhe trajnimet e këtij grupi janë kryer në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kapaonik. Ministri bën me dije se këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që janë konfiskuar një javë më parë.

“ Çdo ditë kemi dëshmuar me fakte me lidhjen e shtetit serb, Aleksandar Vuçiqit, me sulmin në Basnjskë të Zveçanit, ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Kosovës. Me qëllim të organizmit të këtij qëllimi, institucionet e Serbisë kanë organizuar kapacitete ushtarake, logjistike, ushtarake, financiare

Sot do të shohim në video dhe fotografi, jo vetëm sulmin në Banjskë, por edhe përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimit. Në këtë tentim të aneksimit të veriut, janë angazhuar drejtpërdrejti presidenti Aleksandar Vuçiç, ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeçeviç shefi i komandës ushtarake Milan Miloseviç.

Përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kapaonik, këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që kemi konfiskuar një javë më parë

Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim: aneksimin e veriut të Kosovës Në këtë tentim aneksimi janë angazhuar drejtpërsëdrejti presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes i Serisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq

Përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi afër Jagodinës si dhe në Kopaonik. Të gjitha këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që i kemi konfiskuar. Shihen veprimet dhe aktivitetet e grupit terrorist në hapësirat e pronës së Milan Radoiçiqit” tha Sveçla për mediet kosovare.