LifeStyle

Kjo nuancë e buzëve është trend i këtij sezoni

Nëse ka një nuancë buzëkuqi që arrin të rrisë pothuajse në mënyrë magjike vetëbesimin e çdo femre në një çast, ta gëzojë dhe t’i ndriçojë fytyrën, ajo është pa dyshim e kuqja!

E kuqe e errët, e hapur, mat apo me shkëlqim, në secilën nuancë e kuqja arrin të jetë e preferuara.

E njëjta gjë ndodh edhe me Selena Gomez, e cila sapo ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se cili është buzëkuqi i saj i preferuar.

Buzët e kuqe më bëjnë më konfidente dhe doja ta ndaja këtë me ju. Kam krijuar një linjë të limituar produktesh të buzëkuqit mat Kind Words në nuancën Devoted, një e kuqe e vërtetë e përshtatshme për çdo lëkurë”, shkroi ajo.