Lajme

“Mbështesim luftën kundër krimit”, Basha: Përpjekjet e krimit për të shënjestruar SPAK, do dështojnë

Kreu i PD, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale shpreh mbështetjen ndaj SPAK dhe luftës së saj ndaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.

Basha shkruan se fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.

“Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.

Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është e destinuar të dështojë. Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK”, shkruan Basha ndër të tjera.