ShowBizzz

Diola Dosti bie pre e kamerës së fshehtë, shpërthen në lot kur sheh që e bija ka bërë tatuazh

Diola Dosti ka rënë pre e një kamere të fshehtë nga “Piranjat”.

Nurtricionistja dhe ish-banorja e Big Brother VIP është përballur me një të papritur nga e bija, Bleza.

Kjo e fundit bashkëpunoi me Piranjat dhe i tha të ëmës ka vendosur të bëjë një stil jetese ndryshe, të konsumojë vetëm ushqime të pashëndetshme dhe madje do shkruajë edhe një libër mbi këtë eksperiencë e do të bëhet blogere fastfood-i.

Për ta bërë më dramatike situatën, Bleza bën tatuazh një sufllaqe në krah.

Diola kur e sheh mërzitet jashtë mase e madje mbush sytë me lot.



lokimagazine