Lajme

Rektori Artan Hoxha hedh poshtë zërat: Nuk është e vërtetë që Univeritsti i Tiranës ka rënë 200 vende

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastiriu kanë folur për mediat, pas takimit që kanë pasur në ditën e nisjes së vitit akademik.

I pyetur nga gazetarët, Hoxha hodhi poshtë lajmet për rënien me 200 vende në klasifikimin e bërë nga dy renditësit të cilësive për Univeritetet në Evropën Jugore.

Ai u shpreh se nuk është e vërtetë se UT ka pësuar rënie, teksa u shpreh se rezultatet dalin në 2024.

“Nuk ka rritje të tarifave të UT, ka ulje madje të disa tarifave. Nuk është e vërtetë që Universiteti i Tiranës ka rënë 200 vende. Ky rankim bëhet për herë të parë, që futen universitetet e Shqipërisë. Ky është një nga rankimet që është në përpunim. Rezultatet i nxjerr në 2024. Ka dhe disa rankime të tjera botërore që ne i njohim zyrtarisht.

UT ka një diferencë të lartë me institucionet e tjera brenda vendet. Në rang botëror dhe europian UT nuk është një universitet për ta turpëruar Shqipërinë, por që e nderon Shqipërinë.

Unë jam personi më kritik brenda UT. Ne jemi përpara shumë sfidash. Universitetet në Shqipëri nuk janë gjëja që lulëzon më shumë nga të tjerët. Kanë sfida, do përballen me një hapësirë shumë më të madhe se hapësira e brendshme. Ne po përgatitemi dhe dita-ditës mundohemi të përmirësojmë aktivitetet tona. Është e pavërtetë që UT bie”, tha Hoxha.