Taylor Swift u kap në kamera duke bërë një koment për Travis gjatë ndeshjes së Kansas City Chiefs me New York Jets.
“Shikoni atë,” këngëtarja, 33 vjeç, mund të shihet duke i thënë Blake Lively në tribunë. Përdoruesit e mediave sociale komentuan menjëherëpas postimit të klipit. “Ajo është e dashuruar ,” shkroi një fans në Instagram, ndërsa një tjetër shtoi, “Ajo nuk mund ta besojë se është me atletin më tërheqës”.
Bashkëshorti i Lively-t, Ryan Reynolds, ishte gjithashtu i pranishëm në ndeshjen e stadiumit MetLife, si dhe Sophie Turner, Sabrina Carpenter dhe më shumë miqtë e Swift. Madje, kantautorja kaloi pak kohë me gruan e shokut të skuadrës së Kelces, Patrick Mahomes, Brittany Mahomes.
28-vjeçarja iu bashkua artistëve dhe miqve të saj të cilët darkuan në Emilio’s Ballato në Soho. Ndërsa Kelce,nuk ishte i pranishëm në atë kohë – ai u pa duke u larguar nga apartamenti i Swift-it në NYC të nesërmen.
Ngjarja shënoi herën e dytë që Taylor mbështeste Travis, me performuesen që bëri paraqitjen e saj të parë në një ndeshje të Chicago Bears në stadiumin Arrowhead në Misuri fundjavën e kaluar. Tre ditë më vonë, Kelce deklaroi se Kelce “dukej e mrekullueshme” në audiencë.