LifeStyle

Buzëqeshja e parë që në moshen 2 muajshe?

Djemtë buzëqeshin shumë më tepër se vajzat dhe për 90 për qind të të sapolindurve buzëqeshja e parë shfaqet në 2 muajt e parë të jetës. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga London Birkbeck University, ku janë pyetur 1400 prindër nga 25 vende të ndryshme të botës.

Djemtë janë më të gëzuar se vajzat

Për të kryer studimin, autorët u kanë kërkuar prindërve video, foto, këngë, gjeste e fjalë që kanë shkaktuar buzëqeshje tek fëmijët 2 muajsh. Rezulton se djemtë buzëqeshin 50 herë në ditë, në krahasim me 37 herë që buzëqeshin vajzat.

Buzëqeshja si një mjet social

Hulumtimi është zhvilluar me qëllim të studimit të buzëqeshjes si një mjet social brenda familjes. Në të vërtetë, fëmijët kanë fuqinë për të bërë të rriturit të duken “budallenj”, por kjo është e rëndësishme për një klimë familjare harmonike.

Kontakti fizik gjatë banjës është një burim i stimulimit nervor që tek një i porsalindur shkakton të qeshurën që në 2 muaj. Një shembull tjetër është gudulisja.

Një mjet komunikimi

Deri në vitin e parë të jetës, buzëqeshja dhe lotët janë e vetmja mënyrë e të porsalindurve për të komunikuar e ndërvepruar. Prandaj intepretimi sa më i saktë i tyre është i rëndësishëm.